| Njoftim për olimpiaden e diturisë |
|
|
|
| nga admin |
| E enjte, 17 Janar 2013 21:31 |
|
NJOFTİM
I nderuari drejtor
Kolegji “Mehmet Akif” dhe Shkolla “International School of Prishtina”, me lejen dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë-MASHT, më datat poshtëshenuar do të organizoj 3 olimpiada në nivel të Kosovës brenda vitit akademik. Qëllimi i olimpiadave të organizuara është ngritja e nivelit arsimor, por edhe shpërblimi i nxënësve të suksesshëm. Është viti i katërt me radhë sivjet i organizimit të olimpiadës në nivel të Kosovës në lëndën e kimisë dhe të gjuhës angleze, kurse këtë vit po organizohet edhe olimpiada e Gjuhës Shqipe, e cila do të zhvillohet në katër kategori të ndryshme, ese, garat të diturisë, recitim dhe këndim.
Informatat më të hollësishëm mund të merrni në web faqen: www.gulistankosova.com, ose në numrin kontaktues 049-770515
Për gjuhën angleze: Afati i fundit për aplikim është më 19 mars 2013-e martë. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të mirren parasysh. Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi, të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtoria e shkollës. Data e provimit: 23 mars 2013-e shtunë Data e finaleve: 6 prill 2013-e shtunë Numri i nxënësve pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta do të jenë si në vijim: *për 1-2 paralele 2 nxënës *për 3-4 paralele 3 nxënës *për 4-5 paralele 4 nxënës *për 6 ose për më shumë paralele 5 nxënës
Për lëndën e kimisë: Afati i fundit për aplikim është më 26 mars 2013-e martë. Aplikimet që bëhen pas kësaj date nuk do të mirren parasysh. Formulari për aplikim duhet të plotësohet në tërësi, të vuloset dhe të nënshkruhet nga drejtoria e shkollës. Data e provimit: 30 mars 2013-e shtunë Data e finaleve: 6 prill 2013-e shtunë Numri i nxënësve pjesëmarrës nga kl.8-ta dhe të 9-ta, mund të jetë si në vijim: *për 1-2 paralele 2 nxënës *për 3-4 paralele 3 nxënës *për 4-5 paralele 4 nxënës *për 6 ose për ma shumë paralele 5 nxënës.
Për olimpadën e gjuhës shqipe: *Afati i fundit për dorëzimin e Eseve te organizatorët e garës është data 4 mars 2013.
*Listën e nxënësve pjesëmarrës në Garën e Diturisë duhet të dërgojë drejtoria e shkollës përkatëse, deri më datën 4 Mars 2013. Gara e diturisë do të mbahet më 16 Mars (vendi:MAC-Lipjan, MAC-Prizren, MAC-Gjakovë dhe ISP).
Data e fundit për aplikim në : *Poezi: 10 Shkurt *Këndim : 10 shkurt Finalet për recitim dhe këndim: 6 prill
Secila shkollë mund të marrë pjesë me : *2 nxënës në kategorinë e ESE –së *4 nxënës në kategorinë e DITURI-së *2 nxënës në kategorinë e POEZI-së *2 nxënës në kategorinë e KËNGË-s
|
| Përditësimi E enjte, 17 Janar 2013 21:34 |



